Botë

Indi: 11 të vdekur nga orizi i helmuar

15.12.2018 19:12

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi kanë ngrënë oriz që besohet se ka qenë i kontaminuar me një substancë helmuese...

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi kanë ngrënë oriz që besohet se ka qenë i kontaminuar me një substancë helmuese në një ceremoni që u mbajt në një tembull hindu të Indisë.

Përpos personave të vdekur, në këtë ngjarje janë sëmurë dhe gjenden në gjendje kritike edhe 29 persona tjerë.

Ata po trajtohen në emergjencat e disa spitaleve. Zyrtar shëndetësor Indian thanë se janë marrë mostrat e orizit të helmuar dhe ato do të hetohen nga forenzika.

Pacientët vuanin nga vjelljet, diarrea dhe problemet me frymëmarrje. Sipas policisë, besimtarët hindu u grumbulluan në një numër të madh të tempullin e tyre për një ceremoni fetare, ku orizi ishte shërbyer si dhuratë e shenjtë.

Njëri nga pjesëmarrësit tha se ata u ushqyen me oriz të përzier me domate dhe ujë me shije, shkruan “The Guardian”.