Maqedoni

Aksidentohet në Serbi autobusi nga Maqedonia, tre të vdekur dhe 32 të lënduar

16.12.2018 12:27

Tre persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë lënduar pasi një autobus nga Masqedonia është aksidentuar në Leskovc të Serbisë...

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 1:45 minuta të mëngjesit kur një autobus i kompanisë “Euroturs” i cili qarkullonte në relacionin Manastir, Prilep, Tabanoc drejt Vienës së Austrisë ka dalur nga rruga për shkaqe ende të panjohura.
 
Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona që janë në gjendje më stabile, ndërsa në atë të Nishit janë dërguar 4 personat më të lënduar, të cilët sipas autoriteteve spitalore janë jashtë rrezikut për jetë. 
 
“Kam qen në gjum, nuk e di sakt se si ka ndodhur, kam dëgjuar britma dhe jam zgjuar. 
 
“Nuk më kujdtohet fare, kam qen në gjum dhe vetëm kur e pas veten poshtë. Tani ndjehem e tronditur por mir jam. 
 
“Kam qen në gjum, por nuk kam lëndime kam kaluar mir”, u shprehen udhetaret. 
 
Nga spitali i Leskovcit bëjnë të ditur se 14 të lënduar më lehtë pasi u është dhënë ndihmë mjeksore janë lëshuar për kurim shtëpiak, por kanë mbetur në spitalin e Leskovcit deri në sigurimin e transportit për në Maqedoni. 
 
“28 pacient janë sjellur në spitalin e përgjithshëm në Leskovc, katër prej tyre janë pranuar në kirurgji një është operuar dhe një pacient është pranuar në ortopedi. 23 pacientët tjerë janë përgujdesur nga personeli mjeksor me lëndime më të lehta dhe janë jasht rrezikut për jetë”, theksoi Jovica Vukçeviq  mjek në spitalin e Leskovcit. 
 
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë nëpërmjet Ambasadës në Beograd në kontakt me përfaqësuesit e autoriteteve kompetente në Serbi konfirmoi se është identifikuar një I vdekur i gjinisë mashkullore i moshës 68 vjeçare, ndërsa janë konfirmuar edhe 2 viktima të gjinisë femrore.
 
Menjëherë pas njoftimeve për aksientin Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski dhe një përfaqësues i Ambasadës në Beograd janë nisur drejt Serbisë për të vizituar të lënduarit.
 
Hetimet për aksidentin janë në zhvillim e sipër por dyshohet se rreshjes instenzive të borës dhe ngricave në atë pjesë të Serbisë kanë qenë shkaktarët kryesorë, edhepse nuk përjashtohet edhe mundësia që shoferin e autobusit ta ketë zënë gjumi.    
 
GYLTENE SINANI