Alergjitë nga kondicionerët dhe pasojat (FOTO)
Në ditët e nxehta të verës, pa kyçjen e kondicionerëve nuk mund të paramendohet dita, ato e pastrojnë dhe e freskojnë ajrin......

Por përvec freskisë, kondicionerët kanë edhe anët negative. Ulja artificiale e temperaturave nuk i bën mirë shëndetit. Edhe nëse filtrat e kondicionerëve nuk pastrohen si duhet, ajri që del prej tij ndikon negativisht në shëndet.
Alergologia Neda Ezhova, thotë se kondicionerët nuk janë shkak direkt për paraqitjen e alergjive, por mund ti nxisë ato tek personat që tashmë vuajnë nga alergjitë . Ajo rekomandon pastrimin apo ndërrimin e shpeshtë të filtrave.

“Kondicioneri nuk ka substanca alergjene dhe nuk mund të bëjë reagim alergjik , megjithatë kondicionerët kohën e fundit mund të bëj problem tek fëmijët dhe të rriturit që janë alergjik duke i nxjerr në sipërfaqe pluhurin i cili është shtresuar në kolltuqe dhe në pjesë të padukshme me vite. Gjithashtu nëse kondicioneri nuk është i pastruar mund të nxis alergji“ - thotë Neda Ezhova- Alergologe.
Mjekët rekomandojnë që të bëjmë kujdes në dallimin e temperaturës mes hapësirës së hapur dhe të mbyllur, sado vapë të jetë jashtë, ndryshimi i temperaturës nuk duhet të jetë më i madh se 5 gradë.

“Problemi është se nuk i japim shanc termostatit të organizmit që të mund të adaptohet se ne kur jemi në dhomë të kondicionuar apo objektin të kondicionuar dhe dalim në temperature ekstreme të larta sic janë 40-45 gradë,prej temperature ave 17-18 ose 20 gradë që i mbajnë, aty është dispariteti shumë i madh për fat të keq shumë njerëz pësojnë në formë akute dhe fatale për shkak të adaptimit të temperatures” thotë mjeku Sedat Lumani.
Por edhe përkundër rreziqeve, kondicionerët përdoren shumë pasi janë shpëtim nga temperaturat e larta.
“Duhet të përdoret, edhe ne shpesh e përdorim se kur bën shumë vapë s’mund të mbushemi me ajër”.
“Jo jo nuk e lishojmë fort për shkak se është e dëmshme, e mbajmë mbyllur ambientin dhe e mban temperature”,
“Flitet se është e dëmshme “
“Kur shkoj diku kur e lëshojnë mua më duket më keq, më mirë të mos ketë klimë,” thonë qytetarët e anketuar.
Para dhe pasi të hyjmë dhe te dalim prej ambientit të kondicionuar, duhet të bëhet adaptimi i organizmit, të hapen dritaret të hyjë ajri prej jashtë dhe të barazohet temperatura.
Nga ana tjetër kondicionerët bëjnë edhe tharjen e ajrit gjë që pason me ftohjen e organeve të frymëmarrjes. (Rina Turkeshi Saiti, TVM2)
