Maqedoni

“Rrugët e Maqedonisë”: Reshjet e borës vinë nga veriu, të ketë kujdes gjatë vozitjes

16.12.2018 13:06

Për shkak të rritjes së intensitetit të reshjeve të borës të cilat vinë nga veriu, nga NP “Rrugët e Maqedonisë”...

Për shkak të rritjes së intensitetit të reshjeve të borës të cilat vinë nga veriu, nga NP “Rrugët e Maqedonisë” u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të ulin shpejtësinë e vozitjes në rrugë gjatë kushteve dimërore.
 
Nga atje bëjnë thirrje veçanërisht vozitësit të kenë kujdes gjatë kalimit nëpër vendet malore.
 
Ndalim për automjetet e peshave të rënda po zbatohet në kalimin rrugor Kriva Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair.