Botë

Zyrih: Aksidentohet autobusi, një e vdekur 44 të lënduar

16.12.2018 14:07

Një grua ka mbetur e vdekur dhe 44 persona të tjerë janë lënduar derisa autobusi me të cilin udhëtonin u përplas...

Një grua ka mbetur e vdekur dhe 44 persona të tjerë janë lënduar derisa autobusi me të cilin udhëtonin u përplas me një mur për shkak të akullit në autostradën pranë Zyrihut, njoftoi policia.

“Tre persona janë në gjendje të rëndë dhe të paktën një prej tyre është në kushte kritike”, deklaroi zëdhënësja e policisë, Rebecca Tilen.

Autobusi ishte nisur nga qyteti italian i Gjenovës në drejtim të Dyseldorfit në Gjermani.

“Në çastin e aksidentit, autostrada ishte e mbuluar me dëborë dhe akull dhe po binte dëborë”, tha Tilen, duke shtuar se hetuesit janë duke punuar që të përcaktojnë arsyet e sakta të këtij aksidenti.