Paris: Protesta eskalon në dhunë dy të vdekur
Jelekverdhët kanë vazhduar protestat në Francë. Rrugët e parisit janë mbushur me demonstrues duke shënuar kështu javën e pestë...

Jelekverdhët kanë vazhduar protestat në Francë. Rrugët e parisit janë mbushur me demonstrues duke shënuar kështu javën e pestë të protestave të pandërprera kunder Emmanuel Macron.
Mediat franceze bene te ditur se 2 persona kane gjetur vdekur kete te shtune ne France pas kaosit qe ka sjelle bllokimi i rrugeve ne disa zona te vendit nga “jelekverdhet”.
Pavarësisht paralajmërimeve për të mos protestuar, për sigurinë e demonstruesve pas sulmit në Strasburg, “jelekëverdhit” nuk janë ndalur.
Mijëra efektivë policie janë vënë në gatishmëri në Paris, për të mbajtur nën kontroll situatën. Protesta është përshkallëzuar në dhunë, ndërsa te pakten 72 demonstrues janë arrestuar.
