Maqedoni
Shifra mbresëlënëse nga zona e Vizbegut, Iseni: Mungon përkushtimi i duhur i autoriteteve
16.12.2018 15:35
Përfimiet që vijnë nga zona industirale Vizbeg janë të mëdha, prandaj insitutcionet duhet të marrin seriozisht apelet e shumta...

Përfimiet që vijnë nga zona industirale Vizbeg janë të mëdha, prandaj insitutcionet duhet të marrin seriozisht apelet e shumta për investime në pjesën infrastukturore që vijnë nga sipëmarësit e kësaj zone.
Drejtori ekezekutiv i OEVMP-së, Drilon Iseni në një prononcim për TVM2 theksoi se nga analiza empirike e kryer pikërisht në këtë zone, shifrat kanë dalur mjaft mbreslënëse.
“Numrat janë mbreslënës dhe kjo zone është mrekulli se si arrihet pa asnjë përkhaheje insitucionale të shënojë rritje në çdo aspekt. Siç e vërejtëm vetëm gjatë vitit të kaluar zona e Vizbegut kontribuon me 3.4 prëqind në GDP-n e përgjithshme të Maqedonisë që është një rezultat mbreslënës, punsojnë një numër të madh të punëtorëve, ka një profit prej mbi 20 milionë euro dhe është një shembull por që në të nejtjen kohë paraqet një alarm për qeverinë që sa më shpejt të përkrhaë këtë zone, në infraksturkë që ky sukse edhe më tej të shtohet”, u shpreh drejtori ekezekutiv i OEVMP-së, Drilon Iseni.
Nga OEVMP theksojnë se krizat e vitetve që po lëmë pas kanë ndalur hovin e rritjes ekonomike të vendit, ndërsa apeluan shtetin që të sigurojë kushte dhe terren të barabartë për të gjithë kompanitë në vend.
“Krizën politike ne e konsiderojmë si çështje të mbyullur shpreojmë që këto nuk do të përsëriten vitin e ardhshëm. Ajo çka duhet të bëj shteti është të siguroj terren të barabartë për të gjithë kompanitë”, theksoi Iseni.
Iseni më tej shtoi se funksionimi i shtetit ligjor edhe më tej do të ti jepte një shtytje ekonomisë në vend për çka inkuaroji strukurat shtetërore të punojnë në këtë drejtim.
ZEKIRIJA MEXHITI
