Maqedoni
Përshevcë: Protesta kundër kazinove dhe bastoreve
16.12.2018 16:00
Larg bastoret nga sytë e fëmijëve tanë. Mjaftë i shërbyet bixhozit me lokalet tuaja, ishin shkrimet në pankartat që mbani në duart banorët e fsh. Përshevcë...

Larg bastoret nga sytë e fëmijëve tanë. Mjaftë i shërbyet bixhozit me lokalet tuaja, ishin shkrimet në pankartat që mbani në duart banorët e fsh. Përshevcë në protestën e sotme kundër kazinove dhe bastoreve në fshatin e tyre.
Ata kërkuan urgjentisht që bastoret sportive të largohen nga fshati,pasi të njëjtat janë në afërsi të shkollës dhe xhamisë.
“Ne banorët e fsh. Përshefcë me këtë protestë sot shprehim pakënaqësinë tonë për funksionimin e dy bastoreve të cilat gjenden përpara Shkollës, Bashkësisë lokale dhe Xhamisë tonë, lokacione këto më të frekuentuara nga gjithë ne posaçërisht nga fëmijët tanë”.
“Ne nuk jemi këtu për të kërcënuar askënd por thjesht për të shprehur revoltën tonë, dhe për të kërkuar që këto veprimtari të jenë sa më larg syve të fëmijëve tanë”.
“Kjo nuk do të thotë se do ngelim këtu, kjo pjesëmarje duhet të merret edhe në Tetovë,edhe më lartë si e si këto dukuri duhet të zhduken”, u shprehen protestuesit.
“Unë mendoj se këto gjëra që i kërkuam, këto do të realizohen por, jo vetëm kjo nuk guxon në katundet tona përveç bastoreve edhe alkool të ketë”, theksoi imami i fshatit.
Në mbështet të tyre ishte edhe Lëvizja Anti Bixhoz, të cilët theksuan se qeveria e Maqedonisë duhet të sjell ligjin që lojërat e fatit të largohen nga vendbanimet dhe institucioneve publike.
“Dalja jonë është që të mbrojmë fëmijët tanë,do të luftojmë çdo dukuri negative, kazino, bastore, dhe lojërave të fatit. Lufta dhe beteja jonë është një nuk bëht fjalë për një fshat për një objekt për një vendbanim, mirëpo ne mundohemi në çdo kusht të ndikojmë në sjelljen e ligjit, i cili ligj, do ti largoj, do ti dislokoj të gjitha këto bastore, kazino lojërave të fatkeqësive”, u shpreh Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti Bixhoz.
Protestuesit paralajmëruan se nëse bastoret sportive nuk largohen nga fshati ato do vazhdojnë me protesta.
Ndërkohë Lëvizja Anti Bixhoz, ka paralajmëruar protesta masive ditën e premtet në sheshin Ilira në Tetovë,kundër kazinove dhe bastoreve sportive.
VISAR SADIKI
