Rritet frekuenca në aeroportet e Maqedonisë (FOTO)
Ne gjysëm vitin e parë të 2014 Aeroporti I Shkupit “Aleksandri I Madh” me transportimin e 559.779 udhëtarëve ka shënuar rritje prej 18.5% në krahasim me vitin e kaluar....

Ndërsa në dy aeroportet edhe atë Shkupit dhe të Ohrit, gjatë muajit Korrik rritje të numrit të pasagjerëve është vërejtuar për 12% në krahasim më Korrikun e vitit të kaluar.
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri pret ky trend pozitiv në trafikun ajror të vazhdon edhe gjat vitit të ardhshem dhe me këtë të stimulohet edhe zhvillimi ekonomik I vendit.
“Komparacioni prej vitit 2013 deri në vitin 2014 rritja e turistëve është diku 6.1 %, kjo rritje me automatizëm do të ketë domino efekt në rritjen ekonomike të vendit . Në aviacionin e Maqedonisë ka një rritje ende më të madhe në komparacion prej vitit të kaluar një rritje prej 28.2% , rritje kjo që na bën lider në Europë si shtet dhe do të thot nëse bëjmë krahasim me Evropën që ka rritje për diku 4.8% , ne kemi rritje gjashtë fish më të madhe se Evropa”, deklaroi Neziri.

"Masat dhe politikat që realizohen japin rezultate adekuate, si marrëveshja për koncesion, numri i madh i subvencioneve me linjat me buxhete të ulta, por edhe iniciativat e tjera të ndryshme të ndërmarra për tërheqje të një numri më të madh të turistëve, shënohet mini bum në këtë sektor", thekson ministri Peshevski.
Zv.menaxheri i TAV Maqedoni Alper Tuga Ersoj tha se TAV mbetet e përkushtuar në rritjen e cilësisë dhe hapjen e destinacineve të reja.
“Ne si TAV i kemi rezlizuar premtimet tona pasi që nga fillimi pasi hapëm destinacione të reja e zmadhuam numrin e udhëtarëve si pasoje e marketing strategjisë sonë , pjesmarrjes në shumë panaire të ndërkombëtare për aviotransportuesit , dhe besoj që ne bashkëpunim me qeverinë vitin e ardhshëm do të arrijme rezultate edhe më të mira” deklaron Ersoj.

Qeveria e Maqedonisë këtë për avio kompanitë me buxhet të ulët ka ndarë 135 milion denarë subvencione. Më shumë se 50.000 tursitë të huaj kanë vizituar Maqedoninë vetëm gjat muajit Qershor. Numri më i madh i tyre kanë qenë nga Turqia, m Holanda, nga Serbia, Greqia, Bullgaria , Sllovenia dhe SHBA.
Pesë destinacionet më të kërkuar këtë periudhë nga Aeroporti I Shkupit jane : Stambolli, Viena, Zyrihu, Londra dhe Bazeli. (Zejxhane Osmani, TVM2)
Foto: mia.mk
