Maqedoni

ASH: Dy pr/amandamente për ndryshimet kushtetuese

16.12.2018 16:30

Në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese Aleanca për Shqiptarët ka parashtruar dy amandament...

Njëri ka të bëj me atë që në Ligjin Kushtetues, krahas shteteve tjera me të cilat kufizohet Maqedonia, të shtohet edhe Republika e Kosovës.

Apo konkretisht Amandamenti prasheh që: Pas Nenit 1 të shtohet një Nen i ri,  Neni 1-A në të cilin thuhet: Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë  dhe kufiri i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republika e Serbisë dhe Republika e Kosovës.

Amandamenti tjetër ka të bëj me termin “qytetarët maqedonas”, i cili propozojnë të zëvendësohet me termin qytetarët.

Konkretisht Amendamenti parasheh që: Në Nenin 2 paragrafi 2 fjalët “qytetarët maqedonas”  të zëvendësohet me “qytetarët”.

Debati mbi ndryshimet kushtetuese është paraparë të nis të marten e javës që vjen.