Maqedoni
Timonie: Amnestia për 27 prillin në interes të integrimeve
16.12.2018 17:08
Ambasadori francez në vend, Kristian Timoni vlerëson se amnistia për dhunën e 27 prillit në Kuvend...

Ambasadori francez në vend, Kristian Timoni vlerëson se amnistia për dhunën e 27 prillit në Kuvend, duhet të ketë për qëllim interesat shtetërore e jo ato individuale.
Në një intervistë për radion Evropa e Lirë Timonie vlerëson se amnestia duhet të çoj vendin drejt qëllimit esencial anëtarësimin në BE dhe NATO, që mund të arrihet nëpërmjet bisedimeve të sinqerta mes partive të mëdha politike të cilat duhet të kenë qlllime të njejta.
“Nëse përsëri, me të vërtetë vetëm i hedhim anash, ngjarjet e caktuara, atëherë ato ngjarje rrezikojnë që të përsëriten. Gjithë kjo nuk mund të arrihet me bisedime të sinqerta mes partive më të mëdha, por të njëjtat duhet ta kenë të njëjtin qëllim. Kjo nuk duhet që të bëhet amnisti reciproke mes “mafiozëve”, por të jetë marrëveshje për arritjen e një interesi të përgjithshëm”, u shpreh ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie.
Ambasadori Timonie theksoi nevojën për reforma në gjyqësi ku kanë qenë pritjet më të mëdha.
“Ajo që vlerësohet më së shumti është gjyqësori sepse aty kanë qenë pritjet më të mëdha. E dyta është çështja e departizimit të administratës. Që të mund të ndryshohet diçka ishte e nevojshme që të ndryshohen njerëz në administratë, por se a janë bërë këto ndryshime të kuadrove në bazë të kompetencave ose ndoshta në bazë të përkatësisë politike, nuk e di, kjo ende është çështje e hapur”, theksoi Timonie.
Ambasadori francez Timonie, nuk e sheh të arsyeshme që të kërkohet përgjegjësi te autoritetet vendore për ikjen e ish kryemisnitrit Nikolla Gruevski në Hungari.
GYLTENE SINANI
