Maqedoni
Avziu: Mund të jenë përgjuar edhe universitetet
16.12.2018 17:50
Kur të gjith menduam se epoka e përgjimeve të paligjshme kishte përfunduar, Prokuroria Publike dit më pare publikoi skandalin e ri të përgjimeve...

Kur të gjith menduam se epoka e përgjimeve të paligjshme kishte përfunduar, Prokuroria Publike dit më pare publikoi skandalin e ri të përgjimeve, të këtij institucione dhe institucioneve tjera të drejtësisë.
Kjo hapi dilemën se kush i vendosi paisjet e përgjimeve në këto institucione? profesori univesitar Qebir Avziu thot se strukturat e qeverisë së kaluar kanë vendosur mjetet për përgjim, pasi kan pasur për qëllim të mësojnë se çfar do të ndërmerr prokuroria që të mund të reagojnë në kohë për ti kërkcnuar dëshmitarët.
Ai nuk e përjashton mundësinë që aparate për përgjim të jenë vendosur edhe në Universitetin e Tetovës dhe universitete tjera. Intervistën e plotë me prof Qebir Avziu, do të mund ta ndiqni sonte në kuadër të Intervistës javore, menjëherë pas këtij edicioni informative.
“Me ndryshimin e qeverise re nuk u bë ndryshımı ı plotë ı kuadrıt operatıv teknık edhe më tej disa inspektor mbeten në Drejtorin e pestë të cilët kanë qenë pikerisht ata të cilët i kanë vendosur këto mjete në Prokurorinë Publike. BLIC Kanë pasur për qëllim të dijnë se çfarë do të ndërmarë Prokuroria Publike. BLIC.Kur ti e din se cilat persona do të thirren si dëshmitar dhe ti reagon në kohë, ndikon dhe kërcenohesh mbi ta, sigurisht që i pengon dhe i vështirëson hetimet. Unë jam i mendimit se mjetet e kësaj natyre siguri që ka të instaluara edhe nëpër institucione tjera të cilët ende nuk janë të zbuluara, por që do të zbulohen më von. Si përshmebull në prokurori, gjykata dhe të mos themë edhe nëpër univerzitete ose institucione tjera. Mund edhe Universitetit i Tetovës të përgjohet, madje njoh edhe disa persona që është e sigurt që kanë qenë të përgjuar por e kisha fjalën edhe tek Universiteti Shen Cirili dhe Metodij në Shkup,sepse vendosja e këtyre pajisjeve në mënyrë të fsheht kërkon një punë shumë të vogël janë të nevojshëm vetëm disa minuta për vendosjen e hard disqeve dhe mënyra pastaj e marrjes së dhënave nga këto është nëpërmjet programit kopjuterik”, u shpreh profesori universitar në fakultetin juridik në UT, Qebir Aviziu.
REXHEP QAMILI
