Botë

Porto: Rrëzohet një helikopter 4 të vdekur

16.12.2018 18:19

Një helikopter mjekësor është përplasur në një zonë malore afër Portos në Portugali...

Një helikopter mjekësor është përplasur në një zonë malore afër Portos në Portugali, duke lënë të vdekur dy pilotë, një mjek dhe një motër medicinale.

Një operacion kërkim-shpëtimi nisi të shtunën pasdite kur helikopteri u zhduk pasi kishte zbritur në Porto për të lënë një pacient që kishte problem me zemër.

Autoritetet shtuan se rreth orës 1:30 të mëngjesit u gjetën trupat e pajetë të viktimave. Helikopteri ishte duke u kthyer në bazë kur u përplas si pasojë e motit të ligë.