Nis të hënën aplikimi për shlyerjen e borxheve
Ministria e Financave publikoi thirrjen publike për shlyerje të njëfishtë të borxheve për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, këta të fundit prej të hënës mund t'i dorëzojnë kërkesat në Qendrat për punë sociale pranë vendbanimeve të tyre , në afat prej 30 ditësh nga publikimi i thirrjes nga ana e Ministrisë së Financave.......

Do të shlyhen borxhe të krijuara deri me 31 dhjetor të vitit 2013, ndërsa në bazë të energjisë elektrike të shpenzuar, energjisë ngrohëse, për kartela kreditore, tejkalim të llogarive transakcione dhe kredi harxhuese, si dhe borxhe për taksa radiodifuzive.
Borxhet, duhet të jenë të papaguara më gjatë se një vit dhe për të të jetë ngritur procedurë për pagesë.
“Me këtë masë shlyhen borxhet e tre kategorive të qytetarëve më të rrezikuar, gjegjësisht shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe ndihmës së përhershme në të holla, persona të papunë të cilët në mënyrë active kërkojnë punë më jatë se 12 muaj dhe pesonat të cilët u janë ekspozuar rrezikut social për shkak të vdekjes partnerit bashkëshortor ose invaliditet ose sëmundje më të rëndë të krijuara në pesë vitet e fundit” potencoi ministri Zoran Stavrevski.
E gjithë procedura për shlyerje të borxheve për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve pritet të përfundojë deri në nëntor, ndërsa vlerësohet se do të përfshihen midis 50.000 dhe 100.000 qytetarë, që, madje, varet nga ajo sesa do të paraqiten.
Me masën së bashku me borxhin kryesor është paraparë të shlyhen edhe interesat, si dhe shpenzimet për noterë dhe përmbarues.
Për borxhin e shlyer kreditori, gjegjësisht bankat, EVN, Ngrohtorja, do të fitojnë të drejtën e kredisë tatimore në vlerë të një përqind.
Se cilëve qytetarë do tu shlyhen borxhet, do të vendosë një komision i posacëm në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. (Zejxhane Osmani, TVM2)