LISTERIA

“Listeria” merr viktimën e pestë

16.08.2014 16:38

Një 46 vjecar nga Negotina është viktima e pestë e bakteries Listeria.....

Bakteria “Listeria” morri edhe viktimën e pestë. Pacienti 46 vjeç nga Negotina vdiq sot në Klinikën e sëmundjeve infektive.

Sipas informatave nga ministria në fjalë , pacienti ishte shtruar më 3 gusht me diagnozën klinike gastro-entrokolit akut, dhe pas ekzaminimeve shtesë u konfirmua infektimi i sistemit nervor qendror. 

Me gjithë masat kuruese të ndërmarra, gjendja e pacientit vazhdimisht keqësohej. Vdekja e pacientit shënon rastin e 5 nga bakteria  Listeria.

“Pacienti i cili ishte i shtrirë në njësinë intenzive në Shkup dhe gjat 13 ditëve të kaluar tregonte shënjat e para të përmirësimit të gjendjes së tij për fat të keq para disa orëve vdiq në klinikë. Kështu që ky është vetëm edhe një pacient i cili me Listeria kishte  përfundim fatal” - thonë mjekët nga klinika infektive .

Ministri i Shëndetësisë Nikoll Todorov theksoi se të gjitha analizat e deritanishme  për prani të listerias burimin për prezencën e kësaj bakterie e kanë në  kompaninë nga Kumanova, “Ekstra Mein”.  Ai apelon të mos spekulkohet por tu lihet kohë kompetentëve të kryejnë analizat.

“Nuk ka nevojë që institucionet kompetente të polemizojnë mes tyre, për analizat, dhe të bëjnë konfuz opinionin, nëse u gjet apo jo listeria. Mostrat dolën negative sepse analizat u bënë 15 apo 20 ditë pasi listeria doli në publik, dhe kompania kishte marrë të gjitha masat e dezinfektimit apo të pastrimit të makinerive dhe hapësirave. Këto janë faktet për Listerian dhe ju lutem, mos  spekuloni”,  - thotë ministri Todorov.

Analizat epidemiologjike treguan  se të gjithë pacientët kanë konsumuar prodhime të mishit të thatë dhe nga tipizimi, u tregua se bëhet fjalë për burim të ngjashëm të listerias tek të gjithë pacientët.  Ministri Todorov pret që autoritetet hetuese, para së gjithash prokuroria publike, t’i vlerësojë dëshmitë  e  dorëzuarara  dhe të dalë me një procedurë përkatëse para gjykatës. (Zejxhane Osmani, TVM2)