Kuvend, anulohet debati për ndryshimet kushtetuese
Komisioni për Çështje Kushtetuese ka anuluar për ditën e nesërme debatin e draft-amendamenteve....

Komisioni për Çështje Kushtetuese ka anuluar për ditën e nesërme debatin e draft-amendamenteve, për shkak të mungesës së një pjesë të madhe të deputetëve, të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen përkujtimore dhe varrimit të kryetarit të Komunës së Ohrit.
Kjo është faza e fundit e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës. Komisioni duhet t’i rishqyrtojë katër draft-amendamentet, dhe raportin e Qeverisë në debatin publik për draft-amendamentet, e më pastaj si pik të dytë të vendos Propozim-ligjin për zbatimin e amendamenteve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Në kuadër të debatit për ndryshimet kushtetuese Aleanca për Shqiptarët ka parashtruar dy amandament. Njëri ka të bëj me atë që në Ligjin Kushtetues, krahas shteteve tjera me të cilat kufizohet Maqedonia, të shtohet edhe Republika e Kosovës. Apo konkretisht Amandamenti prasheh që: Pas Nenit 1 të shtohet një Nen i ri, Neni 1-A në të cilin thuhet: Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republika e Serbisë dhe Republika e Kosovës. Amandamenti tjetër ka të bëj me termin “qytetarët maqedonas”, i cili propozojnë të zëvendësohet me termin qytetarët. Konkretisht Amendamenti parasheh që: Në Nenin 2 paragrafi 2 fjalët “qytetarët maqedonas” të zëvendësohet me “qytetarët”.
Është anuluar gjithashtu edhe seanca e Trupit për Pajtim, Reforma dhe Integrim, e cila brenda kësaJ jave duhet të miratojë porpozim tekstin e ligjit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit.
