Aksidenti në Leskovc, shpejtësia e madhe rrokullisi autobusin

17.12.2018 11:30

Mediat serbe njoftojnë se shkak i aksidentit të djeshëm të autobusit me targa të Maqedonisë....

Mediat serbe njoftojnë se shkak i aksidentit të djeshëm të autobusit me targa të Maqedonisë në magjistralen Leskovc-Nish,  ka qenë shpejtësia e madhe me të cilin ka drejtuar shoferi autobusin, e që nuk ka korresponduar me kushtet në rrugë.

Rruga e papërshtashme, rreshjet e borës kanë bërë që autobusi të del nga rruga me ç’rast tre persona kanë humbur jetën,  ndërsa 32 të tjerë u lënduan.

Aksidenti ka ndodhur natën mes të shtunës dhe të dielës. Mediat serbe gjithashtu njoftojnë se shoferi i cili është i dyshuar për fatkeqësinë, është arrestuar.

Autobusi është nisur  të shtunën  në orën 20:00 nga Prilepi  për në Vjenë, dhe në afërsi të Leskovcit, rrëshqet nga rruga, me ç’rast fillon të rrokulliset.

Menjëherë pas njoftimeve për aksidentin, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski dhe një përfaqësues i Ambasadës në Beograd janë nisur drejt Serbisë për të vizituar të lënduarit, pjesa më e madhe e të cilëve janë shtrirë në spitalin e Leskovcit.