Një dhuratë nga Shkupi për Mogerinin, “Rruga e jorganxhinjve” merr emrin “Rruga europiane”
17.12.2018 12:09
Në shenjë simbolike, një dhuratë për përfaqësuesen e BE–së Federika Mogerini nga Hasan Selajdini....

Në shenjë simbolike, një dhuratë për përfaqësuesen e BE–së Federika Mogerini nga Hasan Selajdini bëri që rruga e jorganxhive të emërohet në rruga evropiane. Vitin e kaluar Mogerini vizitoi Shkupin dhe Çarshinë e Vjetër e cila është mirëpritur nga ana e qytetarëve. Pikërishtë aty Hasan Selajdini ja dha një karfic në formë fluture Federika Mogerinit si shenjë respekti.
“Shtatorin e kaluar përfaqësuesja e lartë e BE- së, Mogerini gjatë vizitës së saj që shëtiste nëpër Shkup në rrugët e Çarshisë ajo u mirëprit nga ana e qytetarëve. Atëherë pikërisht zotëri Hasan Selajdini doli dhe i ofroi një dhuratë një karficë që në një mënyrë tregonte ndjenjat e tyre ndaj BE-së dhe ndaj zonjës Mogerini. Ajo këtë gjest e çmoi dhe i dërgoi letër zotëri Hasanit, e falënderoi si shenjë respekti për gjestin qe ai bërë gjatë vizitës”,- u shpreh ambasadori i BE-së në RM, Samuel Zhbogar.
“Përshëndes zonjën Mogerini, pa papritmas ia dhashë atë broshin, me erdhi mirë se ajo ishte në qytetin tonë në Shkup. Unë pata mundësinë që t’ia jap atë broshin në formë të fluturës”,- tha artizani, Hasan Selajdini.
“Zonja Mogerini gjatë vizitës në mënyrë direkte u takua me qytetarët, e pa atmosferën dhe dëshirën e madhe të kësaj popullate që të vazhdojmë rrugën tonë kah BE-ja, për shkak se mendoj që si shtet vendin e kemi atje. Mendoj që këtë rrugë nuk duhet ta lëmë si emërim simbolik, por në të ardhmen dua që këshillit të komunës t’i propozoj që edhe në mënyrë institucionale që kjo rrugë të quhet Rruga Evropiane”,- u shpreh kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Sipas të pranishmëve, përurimi i Rrugës Europiane në mënyrë simbolike e rrumbullakon këtë vit.
REJHANE BUSHI METAJ
