Bruksel, emigracioni, përleshje mes protestuesve
Përleshje në Bruksel mes pjesëmarrësve në dy manifestime të ndryshme....

Përleshje në Bruksel mes pjesëmarrësve në dy manifestime të ndryshme, një në favor dhe tjetra kundër emigrantëve. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës para selisë së Komisionit Europian.
Në shesh, nga njëra anë, të paktën 5.500 persona kanë protestuar kundër paktit të OKB-së mbi emigrantët; nga ana tjetër, një manifestim i dytë me mijëra njerëz, të cilëve iu bashkua një grup i jelekverdhëve, ka protestuar kundër ksenofobisë dhe racizmit. Policia ndërhyri në veçanti kundër demonstruesve të protestës së parë, të quajtur “kundër Marrakeshit” në lidhje me Kompaktin Global të Kombeve të Bashkuara për Emigracionin dhe të organizuar nga grupe të ekstremit të djathtë dhe shoqata të krahut të djathtë.
