VEVÇANI
Vevçani, 30 ditë paraburgim postierit vrasës
16.08.2014 16:42
Stacioni i policisë në Strugë ka ngritur kallëzim penal për vrasje ndaj ish postierit 56 vjecar nga Vevçani dhe i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditor..

Zdravko S, veprën penale e ka kryer për arsye banale. Ai i është afruar lokait Pjaca” në Vevçan, ka nxjerrë armën të cilën e posedonte legalisht, dhe ka shtënë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur viktimat.
Ish postieri ka dashur të vrasë vetëm Vllado Popevskin dhe 23 vjeçari Mate, është vrarë rastësisht.
Vevçani sot ka shpallur ditë zie dhe gjatë gjithë ditës atje nuk është mbajtur asnjë aktivitet kulturor apo sportiv.
