Maqedoni
“Dhuna në Qendër”, tre avokatët heqin dorë nga mbrojtja e Gruevskit
17.12.2018 14:58
Tre avokatët, Dimitar Dangov, Sterjo Zikov dhe Boro Tasevski, hoqën dorë nga përfaqësimi i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, në lëndën e PSP-së “Dhuna në komunën Qendër”....

Heqjen dorë nga mbrojtja e ish kryeministrit për këtë rast e konstatoi gjyqtari, Dushan Josifov, në fillim të seancës së sotme. Gruevskit iu caktua avokati, Petar Dimovski, sipas detyrës zyrtare.
Avokati, Dimitar Dangov, që në seancën e kaluar për lëndën “Titanik” tha se do të heqë dorë që ta përfaqësojë Gruevskin në këtë lëndë të PSP-së. Të dyshuarit e tjerë për këtë rast janë ish ministri i transportitm Mile Janakievski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangelova, dhe 9 persona të tjerë.
Të dyshuar në lëndën “Dhuna në Qendër” akuzohen për nxitje të dhunës gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
