Maqedoni
Shtyhet gjykimi për ish kreun e Apelit, munguan dy anëtarët e Gjykatës Supreme
17.12.2018 17:01
Për shkak të mungesës së dy anëtarëve të Gjykatës Supreme....

Për shkak të mungesës së dy anëtarëve të Gjykatës Supreme, u shty seanca publike gjyqësore për më 28 janar të vitit të ardhshëm, në të cilën do të shqyrtohet ankesa e ish kryetarit të Gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovskit, e cila ka të bëjë me shkarkimin e tij të paligjshëm. Edhe pse i shkarkuar, Mitrinovski e ka fituar gjyqin në Strasburg.
Këshilli Gjyqësor për të dytën herë konstaton se ai me papërgjegjësi dhe joprofesionalizëm e ka ushtruar funksionin si i pari i Gjykatës së Apelit. Por, Mitrinovski kërkon që Këshilli Gjyqësor të veprojë sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të vërtetojë se kërkesa për shkarkim ishte e paligjshme.
“Si po vijon procedura gjyqësore deri tani për këtë çështje, nuk pres vendim pozitiv për shkak se sipas mendimit tim, ata veprojnë në bazë të urdhrave të disa personave të sistemit të mëparshëm gjyqësor, të cilët nuk i respektojnë drejtësinë e as aktgjykimet ndërkombëtare. Nëse ata vazhdojnë kështu sërish do t’i drejtohem Gjykatës së Strasburgut”,- deklaroi ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski.
Dorëzuesi i nismës për shkarkimin e Mitrinovskit është kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Mitrinovski u shkarkua pasi ka lejuar paraburgim shtëpiak për Bajrush Sejdiun.
REXHEP QAMILI
