Maqedoni

Delikuenca tek fëmijët, mbi 1000 shkelje ligjore në vit nga fëmijët

17.12.2018 17:16

Mbi 1000 fëmijë brenda një viti përballen me Ligjin në Maqedoni...

Disa prej tyre në cilësinë e të akuzuarve, të dyshuarve, si dëshmitarë apo viktima, tregojnë të dhënat zyrtare.
 
Raporti i Këshillit për prevenimin e delikuencës tek të miturit për vitin 2017 tregon se  rreth 1600 fëmijë janë ftuar në stacionet policore për arsye të ndryshme, prej tyre 38% kanë shfrytëzuar të drejtën për avokatë.
 
Ministria e Drejtësisë, Oda e Avokatëve dhe UNICEF kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi përmes të cilit do të trajnohen avokatët në sferën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes penale juridike të tyre.
 
“Kur shohim gjendjen e fëmijëve në raport me ligjin si viktima, si dëshmitarë, si të dyshuar dhe autorë të veprave, kemi dy aspekte, e para që të pengohet traumatizimi sekondar i fëmijëve dhe e dyta është që të pengojmë që fëmijët të mos shndërrohen në kriminelë”,- deklaroi përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Berks.
 
“Vlerësoj se këto trajnime do të japin kontribut shtesë në përforcimin e kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”,- tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.
 
“Memorandumi për bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe midis Odës së Avokatëve dhe Ministrisë se Drejtësisë lidhur me mbrojtjen e fëmijëve që ndeshen me ligjin dhe në këtë drejtim edhe përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve”,- theksoi përfaqësuesi i Odës së Avokatëve, Lubomir Mihajllovski.
 
Këto trajnime iu mundësojnë avokatëve të ndjekin trajnime të specializuara për fëmijët në pajtueshmëri me Ligjin për të drejtat e fëmijëve dhe për përfitimin e aftësive të veçanta në këtë. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI