Maqedoni
2018-a në sytë e euroambasadorit Zhbogar: Vit i mirë, por vazhdoni me reformat
17.12.2018 17:19
Euroambasadori Zhbogar e cilëson vitin që po lëmë pas si një vit të vështirë, një vit shumë aktiv, por në fund të fundit një vit të mbarë....

Nga ana e qeverisë kemi pasur zotim për t’i zgjedhur problemet, gjithashtu zotim për të vazhduar me procesin e reformave. Por, nga ana e Bashkimit Evropian kemi pasur rikonfirmim të zotimit tonë për t’u angazhuar më tej edhe për hapje të negociatave vitin e ardhshëm.
Kuptohet me kushte qe reformat të vazhdojnë në vendin tuaj, ka theksuar Zhbogar sot gjatë vizitës në Çarshinë e Vjetër në Shkup në emërtimin e një rruge si Rruga e Europës. Pikërisht ky emërtim për euroambasadorin është pasqyrë e vitit që lamë pas.
