Identifikohen 16 persona në Rudnicë
Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ka bërë identifikimin edhe të 16 personave, viktima të luftës së viteve 1998 -'99, në Kosovë.....

Priten edhe identifikime të reja në ditët dhe javët në vijim, gjithnjë duke pasur parasysh numrin e mostrave të mbetjeve mortore, të zhvarrosura nga lokacioni i varrezës masive në Rudnicë, të Rashkës, e të dërguar për analizë të ADN-së, në fund të muajit qershor, të këtij viti.
Fillimisht do të njoftohen familjet përkatëse të personave të zhdukur, të identifikuar, gjithnjë në respektim të procedurave ligjore dhe të drejtave të familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre, të zhdukur gjatë luftës.
Dhe varësisht nga kërkesa dhe vendimet e tyre do të procedohet mw tutje, në kuptimin e caktimit të datës për fillimin e procedurave të riatdhesimit të mbetjeve mortore të personave të identifikuar.
