Ekonomi
Ligji për tregjet e gjelbra, OEM: Shtyni fillimin e zbatimit, nuk do të funksionojë
17.12.2018 17:30
Oda Ekonomike e Maqedonisë kërkon që zbatimi i Ligjit të ri për tregtinë në tregjet e gjelbra të shtyhet....

Sipas tyre, dispozita ligjore që tezga mos mundet të blejnë personat që tashmë fitojnë të ardhura, ata që marrin pensione ose janë të angazhuar në një punë më kontratë, do të shkaktojë zvogëlim prej 30% në qarkullimin e tregjeve të gjelbra.
“Odat që lëshojnë licenca nuk kanë të drejtë të përcaktojnë numrin e tezgave që do të jepen. Këtë e bëjnë tregjet e gjelbra dhe kjo është arsyeja pse ne duam që kjo dispozitë të fshihet. Problem është edhe çështja mbi lidhjen e detyrueshme vetëm me një tezgë. Pra, një tregtar i vetëm tani do të duhet të ketë më shumë licenca nëse dëshiron të shesë më shumë tezga në një treg të gjelbër. Është e palogjikshme dhe për këtë arsye ne kërkojmë një licencë për të blerë më shumë tezga”,- u shpreh Daniela Mihajlovska Vasilevska nga OEM.
Kërkesa për shlyerjen e zbatimit të ligjit javën e kaluar zyrtarisht është dërguar deri tek ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, por ende OEM nuk ka marrë përgjigje. Ata shpresojnë se dy javët e ardhshme do të kenë një takim me ministrin, në të kundërtën ata thonë se zbatimi i ligjit mund të qojë deri në një lloj të funksionimit të paligjshëm të organizatorëve të tregjeve.
SEDAT SELIMI
