Maqedoni

Ekstradimi i Boshkovskit dhe Grujovskit, Deskovska: kërkesa është gati, po përkthehet

17.12.2018 18:04

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska, konfirmon se kërkesa për ekstradimin nga Greqia të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit...

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska, konfirmon se kërkesa për ekstradimin nga Greqia të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit tanimë është hartuar dhe do të dërgohet deri tek institucionet greke.
 
Sipas Deskovskës, argumentet kryesore me të cilat Ministria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit janë refuzimi i argumenteve të gjykatës në Greqi rreth faljeve të ofruara nga presidenti Ivanov.  
 
“Kemi përgatitur kërkesë të re për ekstradim dhe e njëjta është duke u përkthyer në gjuhën frënge apo greke, në përputhshmëri me marrëveshjen që ka Maqedonia me Greqinë. Argument kryesor ku do ta mbështesim kërkesën tonë për ekstradim është hedhja poshtë e argumenteve të gjykatës greke për amnistitë e dhëna nga presidenti Ivanov. Këto faljet janë dhënë pa bazë juridike në dispozita joligjore që për momentin nuk janë në fuqi juridike në Republikën e Maqedonisë dhe nga ato arsye nuk kanë prodhuar veprim juridik”,- tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska.
 
Mbrojtja e Grujovskit dhe Boshkovskit nuk kanë komentuar kërkesën për ekstradim, duke pohuar se të njëjtit tanimë janë qytetarë të lirë në Greqi, ku pritet të dalin para organeve të drejtësisë greke për dy lënë ku dyshohen, për pasaportat e falsifikuara dhe për kërkesën e azilit politik.
 
Grujovski akuzohet në tre raste nga PSP, ndërsa Boshkovski në një rast. 
 
FITIM KRYEZIU