PREMIER LIGA

Fillon Premier League, pëson Manchester United

16.08.2014 17:07

Manchester United e ka filluar keq sezonin në Ligën Premier, duke pësuar me rezultat 2-1 nga Swansea City para tifozëve të vet.....

Trajneri i ri Louis van Gaal vendosi të startojë me dy sulmues, me Javier Hernandez - Chicharitto dhe Wayne Rooneyn në vijën e parë, dhe dominoi në posedim, por Djajtë e Kuq nuk arritën të gjejnë portën kundërshtare pavarësisht disa rasteve të krijuara në Old Trafford.

Wayne Rooney humbi një rast të mirë shënimi pas një harkimi të Adnan Januzajt. Menjëherë pas rastit të humbur, Djajtë e Kuq e pësuan edhe më keq, duke pranuar gol, i shënuar nga Ki Sung-Yueng (28’).

Mesfushori shqiptar bëri një paraqitje të mirë, duke krijoi edhe disa raste tjera në ndeshje, pasi u inkuadrua si zëvendësues pas 24 minutash lojë kur zëvendësoi Jesse Lingard.

Edhe pjesa e dytë filloi me intensitet nga ana e vendasve, që arritën të barazonin rezultatin pas një supergoli nga Wayne Rooney (53’).

Adanan Januzaj bëri një depërtim të mirë në zonë duke nxjerrë një harkim nga këndi, dhe pas harkimit të Mata, Rooney shënoi për t’u dhënë shpresa vendasve. Por skuadra e Van Gaal u befasua edhe një herë kur Gulfi Sigursson gjeti rrjetin në minutën e 73-të duke heshtur publikun në Old Trafford. Disfata tregon se United ka nevojë urgjente për përforcime, veçanërisht në radhët e mbrojtjes dhe repartit të defensiv të mesfushës.