Maqedoni

VMRO-DPMNE: dhuna ndaj mendimit kritik, vlerë anti-perëndimore

17.12.2018 18:31

VMRO–DPMNE vazhdon akuzat ndaj qeverisë që, sipas tyre, ka një karakteristikë specifike...

VMRO–DPMNE vazhdon akuzat ndaj qeverisë që, sipas tyre, ka një karakteristikë specifike, atë të padrejtësisë që fillon me padrejtësinë për emrin,  rrënimin ekonomik dhe varfërinë e popullit.
 
Sipas opozitës maqedonase, qeveria nuk dëshiron mendim kritik dhe të njëjtin përpiqet ta ndalë duke akuzuar opozitën se çdo ankesë e tyre e bazuar është akuzë kundër vlerave perëndimore.  
 
“Asgjë nuk mundet ta ndalë dhe ta hesht VMRO – DPMNE-në  të flasë për padrejtësitë që po ndodhin për emrin shekullor dhe kushtetues të kombit dhe gjuhën dhe kjo nuk është vlerë anti-perëndimore. Anti-perëndimore është dhuna që po zbatohet ndaj mendimit kritik, terrori ndaj deklarimit për reforma, deklarimit për referendum, për varfërinë ekonomike të shtetit dhe popullit që jeton në të”,- u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
Ata ftojnë kryeministrin Zaev në duel televiziv me liderin e VMRO-DPMNE-së, Mickovskin, që të ballafaqohet me kritikën për politikat dëmtuese dhe të sqarojë, sipas tyre, rrugën kah po e dërgon Maqedoninë. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU