Maqedoni
Reformat dhe Marrëveshja e Prespës, Sullivan në Shkup në kuadër të turit europian
17.12.2018 19:01
Zëvendës sekretari shtetëror i ShBA-ve, John Sullivan, vjen të martën për vizitë zyrtare në Shkup...

Sullivan do të takohet me kryeministrin, Zoran Zaev, e më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Në takim pritet që zyrtari i lartë amerikan të inkurajojë autoritetet e Maqedonisë të vazhdojnë me reformat e vendit dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Sullivan është funksionari më i lartë i Departamentit Shtetëror që nga viti 2001 vjen për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Vizita e tij është në kuadër të turit në më shumë metropole evropiane, ku përveç Shkupit, janë edhe Bratislava, Vjena, Sarajeva dhe Varshava.
