Maqedoni
“Studentët e revoltuar”, nesër protesta edhe të studentëve në Tetovë
17.12.2018 19:27
Protesta studentore pritet të mbahen edhe nesër në mesditë në Tetovë...

Organizimi është bërë përmes faqes në rrjetet sociale “Studentët e revoltuar”, ku ka ditë që bëhen thirrje për të mbajtur protesta kundër, siç thonë ata, kushteve të studentëve në Maqedoni.
Studentët tashmë kanë publikuar një listë me 13 kërkesa, mes të cilave kërkojnë depolitizim të universiteteve, kushte më të mira mësimi, rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave, ndërprerjen e kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar, hetim nga organet kompetente të punës dhe financave të universitetit, ndryshim të plan-programeve, çlirim të universiteteve nga nepotizmi etj.
