Reformat dhe marrëveshja e Prespës, Sullivan në Shkup, në kuadër të turit europian
18.12.2018 11:11
Zëvendës Sekretari Shtetëror i ShBA-ve, John Sullivan....

Zëvendës Sekretari Shtetëror i ShBA-ve, John Sullivan sot po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.
Sullivan takoi kryeministrin Zoran Zaev, e më pas mbajti konferencë të përbashkët për shtyp. Në këtë takim zyrtari i lartë amerikan inkurajoi autoritetet e Maqedonisë të vazhdojnë me reformat e vendit dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës.
Sullivan është funksionari më i lartë i Departamentit Shtetëror që nga viti 2001 vjen për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Vizita e tij është në kuadër të turit në më shumë metropole evropiane, ku përveç Shkupit janë edhe Bratisllava, Vjena, Sarajeva dhe Varshava.
