“Studentët e revoltuar”, sot protesta edhe të studentëve në Tetovë
Protesta studentore pritet të mbahen sot në mesditë në Tetovë....

Protesta studentore pritet të mbahen sot në mesditë në Tetovë. Organizimi është bërë përmes faqes në rrejtet sociale, “Studentët e revoltuar” ku ka ditë që bëhen thirrje për të mbajtur protesta kundër, siç thonë ata, kushteve të studentëve në Maqedoni.
Studentët tashmë kanë publikuar një listë me 13 kërkesa mes të cilave kërkojnë depolitizim të universiteteve, kushte më të mira mësimi, rishikimi i titujve akademik dhe verifikimi i plagjiaturave, ndërprerjen e kushtëzimit me blerje të librave për nënshkrim nga ana e profesorëve të caktuar, hetim nga organet kompetente të punës dhe financave të univeristetit, ndryshim të planprogrameve , clirim të universiteteve nga nepotizmi, etj.
