SINSINATI

Mësohen palët gjysëmfinale në Mastersin e Sinsinatit

16.08.2014 17:15

Dikur tenisti më i mirë në botë, Roxher Federer, vazhdon me paraqitjet e mira kohëve të fundit, duke u plasuar në gjysëmfinalen e Masters turneut në Sinsinati.....

Federer, nuk pati probleme as ndaj rivalit të tij të madh, Endi Marej, duke e mposhtur me 2-0 në sete, për triumfin e 11-të, për skaj poaq humbjeve nga skocezi deri më tani.

Për finalen e dytë në mastersat brenda vetëm shtatë ditësh, zvicërani do të takohet me bartësin e pestë, Millosh Raoniç. Kanadezi, në çerekfinale ishte impresiv kundër italianit Fonjini, duke e deklasuar dhe i lejuar të fitoj vetëm një gejm. Palën tjetër gjysëmfinale, e përbëjnë Zhulien Beneto dhe David Ferer. Francezi Beneto, përgatiti surprizën më të madhe të ditës së kaluar, duke eliminuar nga garat, bartësin e tretë, Stanisllas Vavrinka, të cilin e mundi me 2-1 në sete, ndërsa me rezultat identik, Ferer, në derbin spanjoll mundi bashkëatdhetarin e tij Tomi Robredo.

Te femrat, dyshet gjysëmfinale janë Vozniaki-Serena Uiliams dhe Sharapova-Ivanoviç. Tenistja më e mirë në botë, pa vështirsi me 2-0 në sete e mundi Jelena Jankoviçin dhe në gjysëmfinale do të takohet me Karolin Vozniakin, e cila befasoi favoriten e katërt, Agneshka Radvanska. Nga ana tjetër, Sharapova, nga garat eliminoi favoriten e dytë, Simona Halep, për tu takuar në gjysëmfinale kundër Ana Ivanoviçit, e cila ishte më e sukses`shme se surpriza e deritanishme, Elina Svitolina.