Çamba: Rumania gjatë presidencës me BE-në, e angazhuar për zgjerim me vendet e Ballkanit, Osmani: Presim vendimin formal të KE-së për bisedimet

18.12.2018 16:00

Rumania do të punojë në politikën e zgjerimit të BE-së, deklaroi ministrin rumun për çështje evropiane, Xhorxhe Çamba...

Rumania do të punojë në politikën e zgjerimit të BE-së, deklaroi ministrin rumun për çështje evropiane, Xhorxhe Çamba, i cili në vigjilje të marrjes së presidencës së BE-së nga ana e Rumanisë, vizitoi Shkupin.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin, Bujar Osmani, ministri rumun inkurajoi shtetin të implementojë Marrëveshjen e Prespës, reformat dhe të punojë në demokratizimin e shtetit dhe shoqërisë.

“Erdha këtu të përshëndes dhe të inkurajoj  vendimin e  qeverisë,  dhe parlamenti ta kalojë dhe të shkojë Marrëveshja e Prespës  drejt implementimit, që nuk është çështje e fundit,  por ka shumë pengesa që kanë kaluar deri më tani. Marrëveshja e Prespës është shembull i mirë për Evropën në ditët e sodit”,- tha ministri për çështje evropiane në Rumani, Xhorxhe Çamba.

Ky takim është sinjal i qartë se Rumania do të kontribuojë për integrimin e Maqedonisë në familjen evropiane, deklaroi zëvendëskryeministri Osmani, sipas të cilit, vendi do të akumulojë argumente të mjaftueshme kur Këshilli i Ministrave do të duhet të marrë vendim formal për fillimin e bisedimeve, pikërisht gjatë presidencës rumune.

“Informova ministrin për dinamikën e implementimit të proceseve politike, qoftë për Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarisë, implementimin e ligjit të gjuhës, planin 18 dhe agjendës reformuese të qeverisë në përgatitjen e vendit për një rikonfirmim të ri nga Këshilli Evropian dhe  natyrisht edhe për përgatitjet që po bën vendi rreth ekipeve negociuese dhe përgatitjen e vendit për fillimin e bisedimeve”,- theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Dy bashkëbiseduesit  u dakorduan se procesi i zgjerimit të BE-së me tërë Ballkanin do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë  rajonale. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)