Maqedoni

Gjykimi “Titanik 2”, më 24 dhjetor lëshohen 8 “bomba”

18.12.2018 16:57

Me dëshminë e të punësuarës në KShZ, Ljupka Guguçevskas, ka vazhduar gjykimi për rastin “Titanik 2”...

Me dëshminë e të punësuarës në KShZ, Ljupka Guguçevskas, ka vazhduar gjykimi për rastin “Titanik 2” për parregullsitë zgjedhore në vitin 2013.
 
Ajo në gjykatë në përgjithësi shpjegoi mbarëvajtjen e procesit edukativ gjatë fushatës zgjedhore aso kohe. Pala mbrojtëse pretendon se shpenzimet për rivotim në një vendvotim në Strumicë në vitin 2013 nuk korrespondojnë me realitetin, kështu që këshilltarët teknikë përmendën shuma më të vogla të shpenzuara nga thesari i shtetit për këto zgjedhje.
 
Edhe pse paralajmëruan ish anëtarët e KShZ-së tashmë të akuzuar, Vllatko Sajkovski, Sasho Sërçev dhe Aneta Stefkovska, ndryshuan mendjen dhe nuk do të japin mbrojtjen e tyre.
 
Gjykimi për këtë rast vazhdon më 24 dhjetor. Atëherë është parashikuar të prezantohen edhe 8 materiale të përgjuara të ashtuquajtura “bomba” të cilat janë provë e PSP-së për këtë rast.
 
Në rastin “Titanik 2”, përveç ish-anëtarëve të KShZ-së, të dyshuar për manipulime zgjedhore në vitin 2013 janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi. 
 
REXHEP QAMILI