Ekstremizmi, MPB ndjek me vëmendje situatën
Edhe pse nuk ka ndonjë numër zyrtar se sa qytetarë të Maqedonisë marin pjesë në konfliktet në botë, Ministria e Brendëshme ndjek me vëmendje dukuritë e ekstremizmit që po shqetësojnë gjithë rajonin.....

Ministria e Brendshme shkëmben informata me Kosovën, shtet i cili tashmë ka arrestuar mbi 60 persona nën akuzën e pjesmarrjes në formacionet në Siri dhe Irak.
Ministrja Jankullovska thotë se mesh Shkuipt dhe Prishtinës ka një marëveshje të firmosur për bashkëpunim policor në kuadër të së cilës këmbehet një sasi e caktuar të dhënash.
Por Jankullovska pranon se gjithnjë ka hapësirë për bashkëpunim më të mirë dhe më intensiv. Sidomos kur bëhet fjalë për çështjet që janë një kërcënim serioz për sigurinë.
Jozyrtarisht numri i vullnetarëve nga Bosnja, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Bullgaria është rreth 600, 4 shtetas të maqedonisë kanë vdekur në konfliktin në Siri.
Ligjet e Maqedonisë nuk parashikojnë sanksione për pjesëmarrësit në luftërat e huaja ndonëse me ndryshimet e propozuara të Kodit Penal janë parashikuar dënime për rekrutimin e ushtarëve për ushtritë e huaja në kohëzgjatje prej 1 deri 5 vjet burg.
