Maqedoni

Qeveria marrëveshje me 12 komuna, kërkohet mbështetje për përmirësim të gjendjes së romëve

18.12.2018 17:55

Qeveria ka nënshkruar marrëveshje për financimin e aktiviteteve në 12 komuna për përmirësimin e gjendjes së romëve....

Ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, theksoi se, duke pasur parasysh kapacitetet financiare, veçanërisht në komunat më të vogla, qeveria vendosi të inkurajojë autoritetet lokale që të ndërmarrin veprime konkrete për të përmirësuar gjendjen e romëve në komunat që tashmë kanë përgatitur plane aksionare lokale.
 
“Qeveria e RM-së në buxhetin e vitit 2018 siguroi 3 milionë denarë për mbështetjen e komunave për zbatimin e planeve aksionare lokale për zbatimin e strategjisë dhe përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë. Dokumentet strategjike e sigurojnë kornizën, por vullneti politik dhe burimet financiare janë të nevojshme për zbatimin e tyre”,- tha ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu.
 
Investime do të ketë në disa fusha, në arsim, shëndetësi, kulturë dhe strehim, theksoi ministri pa resor, përgjegjës për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, Axel Ahmedovski.
 
“Këto fonde të cilat nuk janë të mëdha, megjithatë ende janë të mjaftueshme për të dhënë një stimulim për komunat, për zbatim më të rregullt të aktiviteteve, të planeve lokale për romët. Dhe çfarë besoj thellësisht është se do të rezultojë me sukses dhe investim të fondeve nga buxhetet e vetë komunave për zbatimin e plotë të këtyre planeve”,- u shpreh ministri pa resor, Axel Ahmedovski.
 
Shumica e fondeve do të merren nga komuna e Shuto Orizares, që është 550,000 denarë dhe komuna më e vogël e Pehçevës - 180,000 denarë. Fondet e mbetura që do të marrin fonde janë Berova, Dellçeva, Vinica, Koçani, Shtipi, Kumanova, Çairi, Tetova, Manastiri dhe Prilepi.
 
SEDAT SELIMI