Maqedoni

Zëra kundër ndryshime kushtetuese

18.12.2018 18:12

Edhe pse pak në numër, zërat kundër ndryshimeve kushtetuese me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues vazhdojnë fushatën kundër...

Disa organizata qytetare, ndër të cilat Instituti “Sia Vista”, Grupacioni “Bojkotoj” dhe “Manifesti maqedonas” paralajmërojnë se nuk do të lejojnë miratimin e ndryshimeve kushtetuese, duke shfrytëzuar mekanizma vendorë dhe ndërkombëtarë për të penguar atë.     
 
“Emri është atdheu ynë, ndërsa gjuha është shpirti ynë, maqedonasve. Jam krenar që ky “ekipi im i ëndrrave” është më i fuqishëm se ai ekipi i dobët dhe i varfër i kryeministrit me katër anëtarë të blerë apo të joshur të cilët sqarojnë në një fushatë mizore që zgjat dy tre – ditë, se duhet të na e ndryshojnë emrin. Jomaqedonasit e vërtetë janë ata që thonë se kjo nuk guxon të ndodhë”,- tha Sotir Kostov nga Instituti “Sia vista”.
 
Edhe ish diplomati, Risto Nikovski, konsideron se me Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese rrënohet Maqedonia.  
 
“Jemi në një situatë kur shkojmë teposhtë, me shpejtësi gjithnjë e më të madhe. Ja, do të përfundojnë ndryshimet kushtetuese deri më 15-16 janar dhe shteti ynë do të nënshkruajë kapitullim publik. Dhe, çfarë më pas?! Do të presim që grekët të na shpëtojnë? Ka disa pamje të tilla. Nëse vetë nuk jemi të zotë, atëherë dhashtë Zoti që ata të na ndihmojnë. Por, mendoj se zgjidhjen duhet ta kërkojmë vet dhe këtu”,- u shpreh ish diplomati, Risto Nikovski.
 
Qëndrime të ngjashme kundër marrëveshjes dhe ndryshimeve kushtetuese ndanë të gjithë pjesëmarrësit në tribunën publike “Emri është atdheu, ndërsa gjuha - shpirti i maqedonasve”, në organizim të Institutit “Sia Vista”.   
 
SHPËTIM NUREDINI