Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese në fazën finale, VMRO lëshoi debatin në Komisionin Kushtetues

18.12.2018 18:32

Katër propozim amendamentet e qeverisë për ndryshimet kushtetuese kaluan në fazën e tretë në Komisionin Kushtetues, bashkë me 7 amendamentet e deputetëve....

Me nisjen e seancës, deputetët e VMRO-së lëshuan sallën me qëndrimin se do të bojkotojnë debatin në komision por edhe në seancë plenare, pasi i gjithë procesi për ndryshimet kushtetuese është farsë. Koordinatori i kësaj partie, Nikolla Micevski, tha se për interesa nacionale nevojitet konsensus nacional, e jo anashkalim i opozita.
 
“Asnjë parti opozitare apo koalicion nuk ishte kyçur esencialisht në ato bisedime sekrete dhe të mbyllura. U nënshkrua marrëveshje dhe më pas dikush u fsheh pas qytetarit maqedonas, por edhe kjo nuk pati sukses. Ky rreth i ngushtë i politikanëve të LSDM-së vendosën që vetëm ata të kenë të drejtë, mandat dhe vizion që të zgjidhin një çështje kaq madhore nacionale dhe në margjina të procesit i lanë sikurse qytetarët por edhe ekspertët dhe deputetët”,- tha koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
Ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, tha se gjatë gjithë kohës është zhvilluar debat inkuziv, duke e ftuar edhe opozitën të cilët jo gjithmonë kanë treguar interes për të qenë pjesë e bisedimeve.
 
“Interesi ynë ishte që të ndajmë këtë përgjegjësi sikurse me presidentin por edhe me forcat opozitare në kuvend. Jo gjithmonë kishte vullnet të sinqertë dhe të mirë që të jenë pjesë e atyre bisedimeve. Për fat të keq pikërisht ata që dhjetë vite përsëritin që për këtë çështje do të duhet të ketë referendum, vendosën që mos të dalin dhe shprehin vullnetin e tyre”,- theksoi ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov.
 
Dimitrov u shpreh i bindur se do të sigurohen 80 vota për ndryshimet kushtetuese për një të ardhme europiane të gjeneratave të reja. Debati vazhdon nesër në mesditë.
 
MERAL ISMAILI