Botë

Tiranë, studentët vazhdojnë protestat, Rama insiston për dialog me studentët

18.12.2018 19:18

Studentët në Tiranë kanë vijuar edhe sot protestën para kryeministrisë për plotësimin e tetë kërkesave...

Studentët në Tiranë kanë vijuar edhe sot protestën para kryeministrisë për plotësimin e tetë kërkesave, e cila ka hyrë sot në ditën e 15 të saj. Me pankarta në duar, me shprehje ironike ndaj qeverisë dhe me thirrje akuzuese në kor ndaj Ministrisë së Arsimit, studentët u ndalën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa quajtën edhe vezë në murët e godinës qeverisëse.
 
Ndërsa protestuesit deklaronin se nuk ka tërheqje deri në plotësimin e kërkesave, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor. Ai premtoi se nga janari i vitit 2019 studentët do të paguajnë 50 % të tarifës, ndërsa shtoi se e vetmja rrugë për të çuar përpara reformat është dialogu.
 
Mbrëmë, kryeministri Rama pati një takim edhe tek Fakulteti i Gjeologji Minierave, ndërsa studentët njoftojnë se protesta do të vijojë sërish edhe nesër. Ata u mbështetën edhe nga partitë opozitare në vend, PD dhe LSI, të cilat shpeshherë gjatë këtyre ditëve kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në protestë.
 
LULJETA NDOKA