Botë
Dhuna ndaj gazetareve në botë shënon rritje gjatë këtij viti
18.12.2018 20:13
Vrasja e kolumnistit saudit, Jamal Khashoggi, ne nje vit kur me shume se gjysma e te gjithe gazetareve te vrare...

Vrasja e kolumnistit saudit, Jamal Khashoggi, ne nje vit kur me shume se gjysma e te gjithe gazetareve te vrare, ishin shenjestruar qellimisht, pasqyron urrejtjen ndaj mediave ne shume zona te shoqerise, ka thene organizata “Reporteret pa kufij”.
Gjate vitit 2018, te pakten 63 gazetare profesioniste ne mbare boten u vrane duke e bere punen e tyre, nje rritje kjo prej 15 perqind krahasuar me vitin e kaluar.
“Urrejtja qe shprehet ndaj gazetareve nga politikane te paskrupullt, udheheqes fetare dhe biznesmene, ka pasoja tragjike ne terren, si dhe ka ndikuar ne rritjen shqetesuese te numrit te rasteve te dhunes ndaj gazetareve” ka thene ne deklarate, sekretari i Pergjithshem i “Reportereve pa kufij”, Christophe Deloire, shkruan rel.
Organizata per lirine e medias tha se 348 gazetare jane arrestuar ne mbare boten, krahasuar me 326 ne vitin 2017. Kina, Turqia, Irani, Arabia Saudite dhe Egjipti mbajne me shume se gjysmen e gazetareve te burgosur ne bote.
