Botë
Hungari, vijojnë protestat kundër “ligjit të skllavërisë”
18.12.2018 20:46
Mijera njerez u mblodhen te henen mbrema jashte nderteses se televizionit shteteror te Hungarise...

Mijera njerez u mblodhen te henen mbrema jashte nderteses se televizionit shteteror te Hungarise, per te pesten nate me radhe, per te protestuar kunder qeverise se djathte te kryeminstrit Viktor Orban.
“Nuk do te largohemi”, “Ata po genjejne dite e nate”, brohorisnin protestuesit.
Dy ligjvenes u terhoqen zvarre jashte nderteses se televizionit ne Budapest, pasi bene perpjekje te nxjerrin ne transmetim nje peticion kunder Orbanit.
Peticioni bente thirrje per terheqjen e – sic quhet, – “ligjit te skllaverise”.
Protestat jane nder me te medhate ne disa muaj dhe shperthyen pas kalimit te nje ligji te ri te punes, i cili mundeson 6 dite pune ne jave.
Por, protestuesit kerkojne po ashtu te luftohet korrupsioni qeveritar, te krijohet nje gjyqesor i pavarur dhe te mbrohen mediet e pavarura.
Qeveria e ka mbrojtur ligjin e ri te punes, duke thene se ai do te lehtesoje mungesen e punetoreve./Top Channel
