Botë

Mogherini: Çdo alternativë tjetër përveç dialogut është e rrezikshme

18.12.2018 21:14

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha sot në Bruksel se Bashkimi Evropian...

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha sot në Bruksel se Bashkimi Evropian kërkon nga autoritetet në Prishtinë të heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe.
 
Komentet ajo i bëri gjatë një konference për media që mbajti me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Serbinë.
 
Mogherini deklaroi se është qëndrim i BE-së dhe NATO-s që formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë proces i pranueshëm dhe gradual në të cilin duhet të jenë të përfshira gjitha palët.
 
Sa i përket bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kryediplomatja evropiane tërhoqi vërejtjen se çdo alternativë tjetër përveç dialogut “është e rrezikshme”.
 
Në anën tjetër, kryeministrja serbe, Bërnabiq theksoi se veprimet e fundit të Prishtinës janë “kërcënimi më i madh i stabilitetit dhe paqës në rajon”./evropaelire