Botë

Papa udhëheqësve botërorë: Mos fajesoni emigrantët për problemet tuaja

18.12.2018 21:39

Papa Francesku denoi udheheqesit nacionaliste te cilet fajesojne emigrantet per problemet ne vendet e tyre...

Papa Francesku denoi udheheqesit nacionaliste te cilet fajesojne emigrantet per problemet ne vendet e tyre, pasi, sic tha, jane vete ata qe po nxisin mosbesimet ne shoqeri permes fitimeve te pandershme dhe politikave ksenofobike dhe raciste.
 
Papa, 82 vjecar, i cili iu doli ne mbrojtje emigranteve gjate gjithe papatit te tij, i beri keto komente ne mesazhin e tij per Diten Boterore te Paqes te Kishes Katolike.
 
Letra iu dergohet krereve te shteteve dhe qeverive si dhe organizatave nderkombetare. Mesazhi i Papes vjen ne kohen kur emigracioni eshte nje nga ceshtjet me te diskutueshme ne vende te ndryshme si: Shtetet e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Hungaria.
 
“Adresimet politike qe tentojne te fajesojne emigrantet per cdo te keqe dhe privojne shpresen nga te varferit, jane te papranueshme”, ka shkruar Papa ne leter, por nuk ka permendur konkretisht ndonje vend apo udheheqes, transmeton rel.
 
Ai tha se ne kohet e sotme “po shenojne nje klime te mosbesimit e rrenjosur ne friken ndaj te tjereve ose te huajve, ose ankthit per sigurine personale”.
 
Papa Francesku shprehet se eshte i trishtuar se ky mosbesim gjendet “gjithashtu ne nivelin politik, ne qendrimet e refuzimit dhe format e nacionalizmit te cilat po vene ne pikepyetje vellazerine, per te cilen bota jone e globalizuar ka aq shume nevoje”.