Kuvend, miratohet ligji për amnesti për 27 prillin
Me 95 vota “PËR” dhe asnjë kundër mbrëmë u miratua ligji për amnesti për të akzuarit e 27 prillit.....

Me 95 vota “PËR” dhe asnjë kundër mbrëmë u miratua ligji për amnesti për të akzuarit e 27 prillit. Pro amnesties votuan edhe deputetët e VMRO DPMNE-së të cilët më herët kishin deklaruar se nuk do ta mbështesin propozimligjin pasi nuk parashihte amnesti të përgjithshme.
Aleanca për Shqiptarët e kundërshtoi ashpër këtë ligj. Kreu i kësaj partie Ziadin Sela propozimin e quajti një turp të ligjvënësit dhe humbje e shpresës së qytetarëve për shtet të së drejtës.
Sela përmendi edhe faktin që me këtë ligj amnistohen ata që deshën ta vrasin ndërsa dënohet ai që e shpëtoi duke aluduar në Abdylfeta Alimin. Ky Ligj nuk i përfshinë organizatorët e ngjarjeve të 27 Prillit, ata që kanë ushtruar dhunë fizike mbi deputetët, njerëzit me maska që kanë qenë pjesë e ngjarje në Kuvend, ata që kanë mbajtur armë me vete, si dhe ata të punësuar që nuk i kanë respektuar urdhërat zyrtar.
Të akuzuarit kanë kohë pesë ditë nga miratimi i Ligjit që të dorëzojnë kërkesa individuale deri te Gjykata dhe Prokuroria Publike, që janë përgjegjës për rastin.
