SHBA, i ndalohet hyrja Radosavleviqit dhe familjarëve

19.12.2018 12:02

Shtetasit serb, Goran Radosavleviq, dhe anëtarëve të familjes së tij u është ndaluar hyrja në SHBA....

Shtetasit serb, Goran Radosavleviq, dhe anëtarëve të familjes së tij u është ndaluar hyrja në SHBA.

Departamenti amerikan i shtetit përmes një njoftimi ka bërë të ditur këtë ndalesë për shtetasin serb, me arsyetim përfshirjen e tij në raste që vlerësohen si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Vëllezërit Bytyçi ishin shtetas amerikanë dhe Uashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta. Vrasja e Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyçit, më 1999, ka qenë kthesë jetike për marrëdhëniet SHBA- Serbi. Trupat e pajetë të tre vëllezërve janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi. Nuk dihet vendndodhja e tanishme e Radosavljeviqit.