Maqedoni

Qeveria miratoi vendimin e MPPS-së, pushim falas për 1000 fëmijë në rrezik social

19.12.2018 14:55

1000 fëmijë nga familje të rrezikuara sociale, do të mund të shfrytëzojnë masën për pushim dimëror pa pagesë këtë dimër....

Ata jo vetëm që do të pushojnë, por edhe do të kenë aktivitete shtesë  edukativo-arsimore. Fëmijët shfrytëzues të shtesës së posaçme, ose fëmijët me invaliditet, gjatë shfrytëzimit të këtij shërbimi kanë të drejtë edhe për person shoqërues.
 
“E shqyrtuam dhe pranuam informacionin nga Ministra e Punës dhe Politikës Sociale për realizimin e projektit për shfrytëzimin e shërbimit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve me rrezik social dhe fëmijëve shfrytëzues të shtesës së veçantë financiare për  dimrin e vitit 2019. Përmes këtij projekti, gjatë pushimit dimëror të vitit 2019 pushim falas do të kenë afër 1000 fëmijë të lindur gjatë periudhës 2004-2009, ose fëmijë që janë nxënës të rregullt në vitin shkollor 2018/2019”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
 
ZEKIRIJA MEXHITI