Maqedoni
Kryqi i Kuq dhe sektori i biznesit, projekte për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve
19.12.2018 15:32
Kryqi i Kuq, për të nëntën herë me radhë organizon partneritet me sektorin e biznesit për promovimin e vlerave humanitare...

Kryqi i Kuq, për të nëntën herë me radhë organizon partneritet me sektorin e biznesit për promovimin e vlerave humanitare dhe implementimin e projekteve të përbashkëta për t’u ndihmuar kategorive më të rrezikuara sociale.
“E gjithë kjo ka benefitet e veta në shoqëri në kuptimin e motivimit e përkrahjes dhe e gjithë atyre formave të cilat çojnë në drejtim të përmirësimit të jetës së grupeve dhe grupacioneve në nevojë në shoqërinë tonë”,- tha sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
“Me Kryqin e Kuq konkretisht punojmë në aksionin vullnetar. Bashkëpunimi dhe përkrahja e ekipeve të tyre me profesionalizmin dhe kompetencën e tyre ndihmuan që aksionet të vlejnë dhe të kenë efekt në bashkësi”,- u shpreh Llambro Patçe nga Birraria “Shkupi”.
Nga Kryqi i Kuq shpresojnë që gjatë vitit të ardhshëm të rrisin punën dhe kapacitetet në projekte të reja për një kontribut të përbashkët shoqëror.
VLORA LATIFI TOPOJANI
