Maqedoni

Zhvillimi i barabartë, ekspertët: dislokimi i administratës, decentralizim funksional

19.12.2018 15:46

Ekonomistët vlerësojnë se Administrata Publike duhet të dislokohet nga kryeqendra në qytetet tjera të vendit...

Ekonomistët vlerësojnë se Administrata Publike duhet të dislokohet nga kryeqendra në qytetet tjera të vendit, që të zvogëlohet migrimi dhe të kthehet shtresa e mesme.
 
Këto vlerësime ata i paraqitën në konferencën “Maqedonia Megallopolis”, ku në mesin e problemeve u theksua edhe zhvillimi jo i barabartë rajonal.
 
“Administrata publike të largohet nga Shkupi në 10 qytete. Në këtë formë 145 mijë njerëz do të ndikonin në bruto prodhimin vendor për rreth 20%. Me këtë do të ndërpritej shpërngulja. Sipas vlerësimeve të mija, Maqedonia sot ka një milion e 596 mijë njerëz”,- tha rektori i Kolegjit Amerikan në Shkup, Marjan Bojaxhiev.
 
“Parimet e decentralizimit duhet të analizohen. Duhet të flasim për nivelin optimal të decentralizimit, temë që është e hapur dhe shkakton probleme të mëdha, debate dhe analiza në ekonomitë e ndryshme nacionale. Analizat e vendeve të shumta në tranzicion dëshmojnë se çdo vend që ka tejkaluar 20% në decentralizimin fiskal, përballet me probleme serioze”,- tha kryetari i AShAM-it, Taki Fiti.
 
Infrastruktura ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik, thotë ministri i transportit, Goran Sugareski.   
 
“Në përputhje me zhvillimin rajonal gjithkund në Maqedoni po ndërtohet. Së shpejti do të jetë gati autostrada Milladinoc – Shtip, ndërsa janë tejkaluar problemet për autostradën Kërçovë-Ohër”,- tha ministri i transportit, Goran Sugareski.
 
Viti 2019 presim të jetë një vit i rëndësishëm për ekonominë e vendit, theksoi ministri Sugareski. 
 
GYLTENE SINANI